
Pak ditë më parë u tha se Luftëtari dhe Skënderbeu kishin arritur një marrëveshje mes tyre për kalimin e Kristal Abazajt për 200 mijë euro dhe Dejvi Bregut për 100 mijë euro nga gjirokastra në Korçë. Edhe pse marrëveshja është cilësuar si punë e kryer, asnjë nga klubet deri më tani nuk ka zyrtarizuar këtë lëvizje.
Abazaj në pronocimet e dhëna së fundmi, ka pranuar se është arritur një akord me Skënderbeun, ndërsa Bregu ende nuk ka kominuar asgjë, duke lënë në errrësirë të plotë këtë marrëveshje.
Së fundmi, mësohet se Bregu mund të zyrtazojë një marrëveshje të re me Matersburbun, klubi i Bundesligës Austriake. Duke ditur se kontrata i përfundon në fund të sezonit, nuk përjashtohet mundësia që vlonjati të braktisë Luftëtarin, të mos respektojë marrëveshjen që gjirokastritët kanë arritur me korçarët dhe të shkojë drejt Austrisë.