
Dejan Vukicevic nuk është më trajner i Laçit. Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që drejtuesit kurbinas kanë vendosur fundin e bashkëpunimit me malazezin.
Rezultatet jo të kënaqshme në Superiore i kanë dhënë fund aventurës së tij në krye të bardhezinjve.
Pikërisht në këtë pauzë të kampionatit prej Botërorit "Qatar 2022", drejtuesit kanë menduar shtrëngimin e duarve dhe koha e mjaftueshme u jep luksin për emrin e ri në pankinë.
Trajneri i ardhshëm do të përzgjidhet me kujdes për të arritur objektivat sezonalë. Aktualisht Laçi gjendet në kuotën e 14 pikëve në vendin e shtatë të Abissnet Superiore.
Poll