Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Vora dhe Flamurtari do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, do të nisë prej orës 13:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kështu, kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, me ndihmës Egin Dodën dhe Alfred Shkretën.
Në rolin e arbitrit të 4-t është emëruar Silvio Dyrmishi. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Jorgjit do të vijnë Erjon Bylykbashi dhe Orlando Kuka.
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Egin Doda
Asistent 2: Alfred Shkreta
Arbitër i 4: Silvio Dyrmishi
Var: Erjon Bylykbashi
Avar: Orlando Kuka
Poll
