Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Debuton në Kupë, Bledar Devolli tenton surprizën ndaj Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Debuton në Kupë, Bledar Devolli tenton surprizën ndaj Partizanit

Kukësi po kalon një moment shumë delikat këtë sezon. Aktualisht në kampionat mbajnë vendin e fundit me 19 pikë pas 24 javësh, duke rrezikuar seriozisht edhe mbijetesën.

Emiliano Çela dha dorëheqjen nga Kukësi pas humbjes me Teutën, ndërsa “frenat” e verilindorëve i mori Beldar Devolli. Ky i fundit ëhstë trajeri i 4-të për këtë sezon në stolin e Kukësit dhe tashmë do të ketë misionin e rëndësishëm për të shpëtuar këtë skuadër nga rënia në Kategorinë e Parë.

Trajneri gjirokastrit prej 2 ditësh ka stërvitur kuksianët, teksa në stolin e dytë do të debutojë zyrtarisht ditën e nesërme në Kupën e Shqipërisë. Një duel mjaft delikat përballë një kundërshtari si Partizani, me sfidën që do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:30.

Për fatin e mirë Devolli do të ketë të gjithë grupin e lojtarëve të gatshëm, tekesa me skuadrën rikthehet edhe Redon Ismajli. Mesfuhsori ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga