Trajneri italian i Kombëtares kuqezi ka folur për mediat pas përfundimit të ndeshjes. Ai ka qenë mjaft i zhgënjyer, ndërsa ka pohuar se ky ka qenë rezultat që edhe pritej, por që të pësonin në minutat e fundit nuk e kishte menduar.
[caption id="attachment_4517" align="alignleft" width="300"] Lojtarët kuqezinj duartrokasin tifozët që i mbështetën në stadium[/caption]
"Ishte ndeshje e interpretuar më mirë, por ishte mëkat që nuk e ruajtëm deri në fund rezultatin. Është zhgënjim për ne. Bëmë diçka mjaft të mirë. Lojtarët janë me moralin poshtë. Besoj se djemtë bënë ndeshje të mirë. Më lojën e bërë demonstruam se jemi ekip që meritojmë të qëndrojmë në këtë kompeticion. Patëm vështirësi në fillim, por arritëm t'ia dalim. Skuadra ka bërë shfaqje të rëndësishme në total. Bëmë gjithçka që mund të bënim, por nuk dolëm dot te goli. Në pjesën e dytë shënuam shtyllë, por edhe shpëtuam nga një e tillë. Nuk patëm fat. Lojtarët kanë shpenzuar të gjitha energjitë që kishin. E vunë në vështirësi Francën që luajti me zemër. Në ndeshjen e fundit do të luajmë vetëm për fitoren, pasi nuk kemi se çfarë të humbasim", përfundon tekniku kuqezi.