
Polonia bëhet skuadra e 14 që kualifikohet në botërorin Rusi 2018, ndërsa Danimarka dhe Irlanda e Veriut shkojnë në fazën Play Off. Në orën 18 u luajtën sfidat e grupeve E dhe F, aty ku u zgjidhën edhe dilemat përfundimtare.
Në grupin E ashtu siç pritej Polonia eviton surprizat pasi triumfon ndaj Malit të Zi duke vendosur emrin në turneun e vitit të ardhshëm. Ashtu sic pritej Levandovski mbetet lideri i vendasve edhe pse golat e avantazhit të dyfishtë u realizuan nga mesfushorët Maczinki në minutën e 6 dhe Grosicki 10 minuta më vonë. Dy goditje të shpejta për Malin e Zi që arrin të marë veten në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin me një supergol në minutën e 78 nga Mogusa dhe 5 minuta më vonë me Vukcevic. Por Polakët ndezin motorrët duke u rikthyer në epërsi me anë të Levandovskit 5 minuta përpara fundit, me rezultatin që vuloset nga një autogol i Stojkovic në minutën e 87.
Në Kopenhagen Danimarka nuk arrin të mposhtë Rumaninë në një sfidë të zhbllokuar me penallti në minutën e 59 nga Eriksen, pas faullit të shkaktuar ndaj Bendtner. Me 10 futbollistë në fushë që nga minuta e 63, Rumunët barazojnë me anë të Deac dy minuta përpara fundit.