Partizani do të sfidojë Bylisin në “Adush Muça” ditën e nesëmr në një takim që vlen shumë për demat. Pengesa e Ballshit është konsideruar is “treni” i fundit i Giovanni Colellës në krye te të kuqve.
Në konferencën për shtyp italiani do ta konsideronte deçizive takimin me ballshiotët, ndërsa kur pyetet për të ardhmen arrin të “driblojë” bukur, duke lënë topin në fushën e drejtuesve.
“Në një moment të vështirë, çdo kundërshtar është i vështirë. Edhe nëse momenti nuk do të ishte i vështirë gjithsesi kundërshtari do të ishte i tillë. Është shumë i vështirë si kundërshtar pasi na ka bërë presion edhe në ndeshjen e fundit që kemi pasur.
Kur është një moment i vështirë nuk ka vetëm një motiv. Ka shumë dhe të ndryshme. Dhe ajo që sapo thatë është e vërtetë. Në vitin 2023 nuk kemi arritur akoma një fitore. Dhe tashmë jemi të përqendruar për ta arritur diçka të tillë.
Ka shumë motive sa i përket këtij aspekti. Skuadra kur pëson gol nuk është vetëm problemi i mbrojtjes, por në tërësi. Edhe kur shënojmë është e njëjta gjë, meritë e të gjithëve. Ne nuk i japim shumë mundësi kundërshtarëve që të afrohen pranë portës. por ato pak raste që kundërshtarët arrijnë në portë na shënojnë.
Rrapaj është një lojtar i ri. Do ta ndihmojë shumë skuadrës në bazë të eksperiencës që ka. Këtu mund të konsiderohet si një lojtar me shumë eksperiencë, ndërsa në Itali do të konsiderohej vetëm si një lojtar i ri në moshë. Jemi të kënaqur që do ta kemi sërish pjesë të organikës tonë. Ai ka disa ditë që nuk është pjesë e skuadrës tonë dhe mendoj se nuk do të jetë i gatshëm.
Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, sa i përket një përgatitjeje, ne nuk kemi pasur një program real pasi nuk i kemi pasur kurrë datat e fiksuara. Dhe kjo është diçka të cilën unë po e mësoj.
E ardhmja ime nga ndeshja e nesërme? Këtë pyetje nuk duhet të ma bëni mua. Unë nuk do ta marrë si një ndeshje deçizive. Unë jam i qetë, vazhdoj të bëj punën time, pastaj për pjesën tjetër nuk më takon mua të jap një përgjigje.
Mendoj se e vetmja gjë që është reale dhe e qartë janë statistikat. Në kaq vite unë nuk kam parë një skuadër që në 5 ndeshje të grumbullojë 2 pikë dhe të jetë në luftë për titullin kampion.
Nuk ka gjë më të keqe për një futbollist sesa të arrijë objektivat që ai nuk ka mundësi t’i realizojë. Me shumë përulje kemi parë që kemi grumbulluar shumë pak pikë në ndeshjet e fundit. Dhe me këtë përulësi kemi punuar për të marrë pikët duke parë dhe gjendjen e skuadrës”, u shpreh Colella.