TVSH sjell një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, falas për të gjithë teleshikuesit, nga futbolli, te garat e shpejtësisë (Moto GP), te lojërat me dorë, atletikë dhe çiklizëm.
Përmes një njoftimi në faqen e emisionit "Rubrika Sportive" në Facebook, njoftohet se TVSH do të transmetojë pa pagesë disa kompeticione futbollistike për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa bie në sy "Europiani 2020".
"Një “Buqetë sportive” për DITEN E VERËS!!!
RTSH SIGURON FUTBOLLIN ELITAR PËR 5 VITET NË VAZHDIM!!!
RTSH ka siguruar të Drejtën Televizive për gjithë eventet elitare të futbollit Botëror dhe Evropian!!!
- Europiani 2020 (faza finale)
- Nations League 2018/2019
- Nations League 2020/2021
- Ndeshjet kualifikuese të Kombëtares për Euro 2020 dhe Botërorit 2022
… të gjitha në një ekran…RTSH.
Paketës sportive të RTSH-së i shtohen edhe ekskluzivitetet ekzistuese të futbollit elitar si:
- Kupa e Konfederatave 2017 (ekskluzive),
- Kupa e Botës Rusi 2018 (ekskluzive),
- Kupa e Konfederatave 2021 (ekskluzive),
- Kupa e Botës Katar 2022(ekskluzive).
RTSH tregon edhe një herë vëmendjen e veçantë që ka për “buqetën sportive” e cila në kanalin RTSH Sport do të jetë e plotësuar edhe me të tjera EKSKLUZIVITETE:
- MOTO GP
- Europa League
- Kualifikueset e Evropës për Botërorin 2018
- Kualifikueset e Amerikës Latine për Botërorin 2018
- Euroleague
- NBA (fazat finale)
- Roland Garros
- Tour de France
- Kampionati Botëror i Atletikës, Londër 2017
- Kampionati Shqiptar i futbollit, Superliga (1 ndeshje në javë)
- Kampionati Shqiptar i futbollit, Kategoria e parë
- Ndeshjet e ekipit Kombëtar U 21
- Kampionatet kombëtare të lojrave me dorë dhe Përfaqsueseve shqiptare të tyre…
Shumë shpejt, RTSH Sport do të ketë një programacion të ngjeshur me evente LIVE, emisione televizive si dhe edicionet e lajmeve. Gjithçka pa ASNJË pagesë shtesë…!
Ju falenderojmë që na ndiqni…"