Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

MAQEDONIA/ Bashkimit i mjafton barazimi për qëndrimin në elitë, Pelister luan shanset në “play-out”

Shkruar nga NEWSPORT
MAQEDONIA/ Bashkimit i mjafton barazimi për qëndrimin në
Bashkimi

Është mbyllur java e 32-të e kampionatit maqedonas, aty ku janë luajtur dhe tre sfidat e fundit.

Bashkimi është ndalur në barazimin 3-3 përballë Makedonijas, duke siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitë, në kuotën e 42 pikëve.

Po i njëjti rezultat u shënua dhe në takimin mes Tikves dhe Pelister, që u mbyll në shifrat 2-2. Vendasit mbeten në kuotën e 45 pikëve në vendin e 5-të, ndërsa Pelister ndodhet në pozitën e 8-të të renditjes me 37 pikë dhe do t'i drejtohet "play-out"-it për të luajtur shanset e fundit.

Fitore “pa objektiv” për Rabotnickin që mposht në transfertë me rezultatin 0-7 Shkupin, pasi të dyja skuadrat kanë prerë me kohë biletën e rënies nga kategoria.

Poll

Lexo gjithashtu