Mario Mitaj te Al-Ittihad
Vetëm 3 minuta i kanë mjaftuar ekipit të Al-Ittihad për të gjetur golin kundër Al-Ettifaq, java e 33-të në Ligën e Arabisë Saudite.
Mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj rezultoi protagonist me asist nga linja e majtë, ndërsa goli mbajti “autorësinë” e Aouar. Finalizimi erdhi pas aksionit model, ndërsa mbrojtja e Al-Ettifaq u kap e papërgatitur.
Nëse verdhezinjtë ia dalin të ruajnë kryesimin, do të ngjiten në kuotën e 55 pikëve pas 33 javësh në elitën e futbollit arab, pozitë që të jep mundësi për pjesëmarrjen në kualifikueset e Champions League të Azisë, kompeticioni më i rëndësishëm në nivel klubesh në Azi.
Poll
