
U mendua se me VAR-in në Botëror çdo gjë do të ishte më e lehtë për arbitrat dhe për pasojë edhe reagimet pas ndeshjeve lidhur me gjykimin do të ishin minimale. Por ndeshja mes Spanjës dhe Portugalisë duket se e ka hedhur poshtë këtë shpresë të tifozëve por edhe të organizatorëve.
Ishte pikërisht goli i parë i Diego Costas ai që ka shkaktuar reagime të shumta mes tifozëve pasi në përseritje u pa qartë se sulmuesi spanjoll e mori topin duke shkaktuar faull ndaj mbrojtësit portugez Pepe. Komentet u përforcuan pasi në transmetim u pa qartë se albitri komunikoi me asistentët e VAR-it dhe për një oment u mendua se goli mund të anullohej por më pas gjithçka ka vazhduar me rinisjen e topit nga mesfusha për portugezët.