Champions League rikthehet në RTSH Sport, një ndeshje falas në ekranet tuaja
Shkruar nga NEWSPORT
Champions League rikthehet këtë javë me 4 ndeshjet e rradhës të raundit 1/32. Sonte do të luajnë Frnakfurt – Napoli dhe Liverpool – Real Madrid ndërsa nesër Leipzig – Manchester City dhe Inter – Porto. Pikërisht ndeshja në Itali është përzgjedhur nga RTSH Sport për t’u transmetuar live në orën 21:00 në San Siro.
Zikaltërit pas suksesit në fazën e grupeve ku nxorrën jashtë Barcelonën, duan një tjetër sukses për t’u kualifikuar në raundin tjetër që do t’i mundësonte plot 20 milionë euro nga bonuset. Trajneri Inzaghi, veç Correas, nuk ka mungesa të tjera dhe pritet të rreshtojë ekipin më të mirë të mundshëm.