Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Champions/ Milan-Salzburg e Shakhtar Donetsk-Leipzig diskutojnë kualifikimin, ja 8 sfidat e sotme

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e sotme do të mbyllet edhe faza e grupeve, ku do të jepen edhe verdiktet e fundit për skuadrat që do të kalojnë në turin tjetër të Champions League.

8 përballje interesante janë programuar për mbëmjen e sotme. Skuadrat big do të kërkojnë ta mbyllin siç duhet këtë mbrëmje, teksa në fushë do të zbresin Milan, Chelsea, Real Madrid, Manchester City, Juventus, PSG.

Dueli më i luftuar pritet të jetë përballja mes Milan dhe Salzburg, pasi njëra nga dy skuadrat do të kualifikohet në fazën tjetër të Champions, ndërsa ekipi tjetër do të zbresë një kompeticion më poshtë. Po ashtu edhe në përballjen mes Shakhtar Donetskt dhe Leipzig do të bëhen llogarite e kualifikimit më tej.

Gjithashtu edhe sfida mes Juventusit dhe PSG pritet të jetë interesante, ku në “Allianz Stadium”, vendasit do të tentojnë ta mbyllin me “nder” fazën e grupeve të Champions League, pasi tashmë ata janë të rënë në Europa League.

Ja të gjitha sfidat e ditës së sotme:

[caption id="attachment_665490" align="alignnone" width="300"] ndeshjet ne Champions League[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga