Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çështja "KALE", administratori i FLAMURTARIT ul "gjakrat": 'Se djegim jorganin për një plesht', këtë vit marrim trofe

Shkruar nga NEWSPORT
Çështja "KALE", administratori i FLAMURTARIT ul

Administratori i Flamurtarit ka folur dje për mediat pas fitores së ekipit të tij ndaj Kukësit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores me rezultatin 1-0.

Ai u shpreh mjaft i lumtur për këtë fitore duke thënë se këtë vit Flamurtarit do të marr një trofe, pa specifikuar se kë. "Kishim fituar vetëm një finale Kupe me Kukësin më parë. Këtë vit pas kësaj fitoreje jam i sigurt që do marrim një trofe, por se çfarë nuk e di", ishin fjalët e para të Idrizit.

Ndërkohë në lidhje me çështjen "Kale", administratori i vlonjatëve u shpreh se kjo nuk ndikon në marrëdhënien e dy klubeve, duke thënë se kjo s'ka lidhje me mungesën e presidentit të Kukësit Safet Gjici në stadiumin e Vlorës dje. "Safet Gjici është miku ynë, këto klube nuk e djegin jorganin për një plesht. Ai kishte një gëzim familjar sot. Ç'është kjo histori që Gjici nuk erdhi prej Kalesë", e mbylli fjalën e tij Idrizi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga