Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhet të pranojmë rezultatin, na dhemb për barazimin në fund”, Orges Shehi i sinqertë: U ndëshkuam aty ku kishim frikë

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të pranojmë rezultatin, na dhemb për barazimin
Orges Shehi

Skuadra e Tiranës i shkoi shumë pranë fitores në transfertën e vështirë të Vlorës kundër Flamurtarit, por vetëm në “frymën e fundit”, ata shkaktuan penallti, e përkthyer me humbjen e 2 pikëve. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i badhebluve Orges Shehi:

“Duhet të pranojmë rezultatin, pavarësisht se na dhmeb për mënyrën se si erdhi në fund, ishim shumë pranë fitores. Tani duhete të shohim përpara.

E kishim menduar ta prisnim kundërshtarin me bllok të mesëm dhe të sulmonim me Tabekou dhe Mehmetin. Menduam të dalim edhe me një sistem tjetër, duke përdorur edhe qendrën. Deri-diku na dhemb, sepse atë rrezik parashikuam.

Aty ku kishim frikë, aty u ndëshkuam, te topat tengel. Tabekou u rikthye pas dëmtimit, bëri mirë. Kur e merrnim topin, duhet të ndërronim lojën me diagonale. Në minuatat e fundit dihet, të mbronim rezultatin”.

Poll

Lexo gjithashtu