Ekipi i Flamurtarit mund të konsiderohet me fat për pikën që mori në përballjen me Tirananë në fushën e vetë, 1 – 1. Edhe pse u mendua se vlonjatët do të merrnin 3 pikët në “folenë” e tyre, nuk ia dolën, pasi gjetën përballë një Tiranë shumë të forte dhe mirëvendosur. Pas këtij barazimi, u shpreh për mediat trajneri Andi Ribaj:
“Ekipi ka shumë cilësi dhe kjo kuptohet, por kemi presionin e pikëve në gjendjen ku ndodhemi. Ia bëra të qartë ekipit, 10-15 minuta e para duhet të tregohemi të kujdesshëm, pra të mos merrnim topa mbrapa shpine, gjë e cila na penalizoi.
Peralda ka probleme në fazën defensive në mbylljen e aksioneve mike. Në pjesën e parë, Tirana donte të krijonte superioritet numerik në krahun tonë të majtë. Aty konstatuam problemin tonë. Nuk na vendosën në problem të madh, por ishte shqetësuese.
Në pjesën e dytë folëm me ekipin për të ndryshuar këtë hendek dhe ia arritëm. Duhet të kishim fituar, sepse luajtëm kundër një rivali të drejtpërdrejtë. Lushja dhe Kasa duan të luajnë në krahun e kundërt për t’u futur prej qendrës.
Lushaj kërkon pak më shumë eksperiencë, ndryshe nga sa ndodh me Kasën. Pjesën e parë u goditëm shpejt, u vendosëm në presion nga goli që në minutën e 3-të dhe nuk dolëm në lojën që donim. Në pjesën e dytë, më pëlqeu shumë ekipi. Për sfidën me Vorën do punojmë shumë për të marrë maksimumin kundër tyre”.
