
Pas miratimit të projektit të stadiumit të Korçës, rradhën e ka ai i Vlorës, ku këtë të shtunë do të bëhet dëgjesa publike dhe do të miralotet projekti fitues. Pjesë e jurisë që do të vendosin janë kryeministri Edi Rama, ministrja e sportit Evis Kushi, presidenti i FSHF-s Armand Duka dhe disa të tjerë.
Natyrisht edhe klubi Flamurtari është pjesë e bashkëdëgjesës mirëpo në një komunikim për shtyp, klubi vlonjat refuzon pjesëmarrjen në shenjë proteste për penalizimet ndaj tyre këtë sezon.
NJOFTIMI I KLUBIT:
Deklatarë zyrtare!
Ditën e shtunë datë 6 Maj 2023 në teatrin “ Petro Marko “, në një dëgjesë publike ,shpallet projekti fitues i “ Vlora Sport “.
Flamurtari Footboll Club , gjatë dëgjesës refuzon të jetë bashkëdëgjues në momentin kur do të referojnë të deleguarit e Federatësë Shqiptare të Futbollit.
Kjo formë civile e protestësë , vjen mbas penalizimeve të njēpasnjëshme ndaj klubit , ku rasti më i fundit është mbyllja e stadiumit deri në fund të sezonit me vendimin arbitrar për të mbajtur jashtë stadiumit, sportdashësit vlonjat. Refuzojmë teatrin absurd të Federatësë Shqiptare të Futbollit!