
Sot në mbrëmje luhet ndeshja e parë çerekfinale e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Polonisë. Një ndeshje e barabartë në letër, por vetëm njëri prej dy yjeve, Kristiano Ronaldo ose Robert Levandovski, do të mbetet në Francë. Portugalia nuk bindi në ndeshjet në grup, por arriti të eliminonte një skuadër shumë të fortë në 1/8-t, Kroacinë e Modriçit. Polonia u kualifikua me penallti ndaj Zvicres për në çerekfinale dhe sot në mbrëmje shpreson shumë që Levandovski të zhbllokohet. Duke nisur nga sot, çdo ditë do të luhet një çerekfinale, ku kuptohet që vëmendja është te sfida Itali-Gjermani, që luhet të shtunën në mbrëmje. Nesër luhet Belgjikë-Uells dhe çerkfinalja e fundit është ajo e së dielës mes Francës dhe Islandës.
Çerekfinalet e Euro 2016
Portugali-Poloni
Belgjikë – Uells
Itali – Gjermani
Francë – Islandë