
Për herë të parë në një kompeticion madhor merr pjesë edhe Islanda, që po mundohet të ambientohet sa më shumë me këtë fakt. Por duket se edhe islandezët e kanë zbuluar çelësin e suksesit, që duket se është shqiponja dykrenare, simboli ynë kombëtar. Siç duket edhe në foto, Gudjonsen&co janë frymëzuar pikërisht nga ky simbol për të regjistruar edhe ata arritjen historike të pjesëmarrjes në Europian. Apo ndoshta “njerëzit e ftohtë” janë bërë tifozë me Shqipërinë. Nëse po, duhet t’i falënderojmë.
Poll