Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Çekia e fortë, por i kam studiuar edhe kur isha me pushime”, Sylvinho i qartë: Shkojmë për të marrë pikë, jemi të barbartë

Shkruar nga NEWSPORT
“Çekia e fortë, por i kam studiuar edhe kur isha me

Shqipëria do të luajë nesër kundër Ccekisë në transfertë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Para këtij takimi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri Sylvinho. Braziliani kërkon të mbajë të “tijtë” me këmbë në tokë në mënyrë që të japin më të mirën nesër ndaj çekëve.

Ai vlerëson maksimalisht çekët, megjithatë shpreson që skuadra e tij të bëjë më të mirën për të dalë me pikë nga “Furtuna Arena”. Në fjalën e tij para gazetarëve, Sylvinho tha:

"Të gjithë lojtarët duan ta luajnë këtë ndeshje, janë të etur dhe jam i kënaqur për këtë aspekt. Është e vështirë dhe ka pak kohë por kjo vlen për të dy ekipet. Kemi punuar shumë në cdo aspekt, por puna më e madhe bëhet jashtë fushe. Jam i kënaqru nga grupi, lojtarët janë të motivuar dhe në formë. Më kënaq fakti që të gjithë duan të jenë në fushë.

E dimë që është nëj ndeshje e fortë. Më vjen mirë që lojtarët e mi janë mësuar të luajnë me presion të madh dhe janë gati të marrin përgjegjësitë e tyre dhe është një ndeshje që duhet shfrytëzuar dhe ne e dimë të gjithë.”

Mungesa e Laçit a i redukton alternativat në mesfushë? Nesër do të shikojmë Shqipërinë natyrale me Bajramin në mesfushë apo një ekip më të kujdesshëm që të paktën të ruhet barazimi?

Ne duhet të ecim në rrugën tonë. Sa i përket formacionit nuk e kam vendosur. Kemi ide por s’kemi vendosur për emrat. Ekipi ka qenë shumë mirë dhe jam i kënaqur. Kemi bërë paraqitje të mira në 2 ndeshjet e fundit. Të gjithë ndihen mirë dhe nesër kemi seancën e fundit ku do të flas për herë të fundit me ta. Përqëndrimi duhet të jetë 100% gjithë kohës.

Çekia është shumë e fortë. Trajneri i tyre punon që nga 2008 dhe punon shumë mirë duke patur lojtarë të nivelit të lartë. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë deri tani dhe jemi në një moment të mirë në aspektin e formës.

Kush janë llogaritë që stafi ka bërë për këto dy ndeshje, me sa pikë është stafi i kënaqur?

Ne jemi në gjysëm të rrugës, kemi edhe 5 finale. Është shpejt për llogari por duhet të shohim përpara dhe të marri msa më shumë pikë. Llogaritë do t’i bëjmë në nëntor. Nesër duhet të hyjmë në fushë për të bërë një paraqitje të mirë. Qëllimi është i qartë për të marrë pikë, mbase dhe të fitojmë. Por, kemi përballë një ekip të fortë, megjithatë edhe ne kemi element cilësor dhe jemi në kushte të barabarta në këtë drejtim.

Cili është elementi plus që i duhet Kombëtares për të marrë pikën që ju kërkoni, ndoshta dhe fitoren?

Niveli i përqëndrimit në një ndeshje si kjo. Fokusi duhet të jetë shumë i lartë. Merr vlerë dhe shprehja, “Nuk humbet skuadra që bën më shumë, por ajo që bën më pak gabime”, me një gabim të vogël mund të hubmasësh gjithë ndeshjen. Luajmë në një stadium të mirë, kemi lojtarë të mirë dhe kemi të gjithë ingredientët e duhur për të marrë maksimumin.

Sa orë keni harxhuar për të studiuar kundërshtarët?

Kam parë shumë ndeshje, u riktheve në punë më 31 korrik por ndërsa isha në pushime pashë 7 ndeshje të Çekisë. Ka një punë voluminoze dhe duhet durim. Nga ana tjetër duhet të monitorojmë edhe lojtarët tonë. Janë ekip shumë i organizuar dhe duhet vlerësuar. Kanë trajner me eksperiencë, kanë mundësi zgjedhje pasi kanë lojtarë shumë të fortë, të gjatë e të rrezikshëm.

Sylvinho nuk ësht për herë të parë në Çeki, e pyes si e mban mend golin që ka shënuar kundër Spartës kur ishte këtu?

Kujtim i keq pasi humbëm (qesh). Ishte një gol i bukur gjithësesi. Qyteti është i bukur, ndihem mirë në Pragë. Shpresoj që ndoshta të shënojmë ndonjë gol të bukur si ai që bëra unë, pro kësaj rradhe të marrim pikë.

Ndeshja Çeki – Shqipëri është programuar të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Fortuna Arena”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga