Necid, i futur nga stoli në 5 minutat e fundit të takimit, ka arritur që t’iu ngrijë buzëqeshjen kroatëve, të cilët gjatë gjithë takimit kanë arritur që të zotërojnë lojën, por edhe të shkojnë në avantazh të dy golave. Perisiç dhe Rakitiç çojnë shifrat në 2-0 për Kroacinë, por dy lojtarë të aktivizuar nga stoli i skuadrës së Pavel Vrba i kanë sjellë buzëqeshjen çekëve që deri në atë moment e kishin deklaruar të humbur takimin. Skoda shënon në minutën e 76, ndërsa në kohën shtesë Vida i kroatëve prek topin me dorë dhe akordohet 11-metërsh. Ekzekuton Necid dhe shifrat barazohen. Me kaq mbyllet takimi, ku kroatët duhet të presin rezultatin e sfidës së orës 21:00 mes Spanjës dhe Turqisë, e cila iu jep një shans për kalimin direkt në 1/8-at.
https://www.youtube.com/watch?v=_vrAwoTkCOM
Çeki – Kroaci 2-2
Shënues: Škoda 76', Neçid 90+1' / Perisiç 37', Rakitiç 59'
Formacionet
Çekia: Čech, Kadeřábek, Hubník, Sivok, Limberský, Rosický, Plašil (Necid 85'), Krejčí, Skalák (Surak 67'), Lafata (Skoda 67'), Darida. Trajner: Pavel Vrba
Skema: 4-1-4-1
Kroacia: Subašić, Strinić (Vrsaljko 90+6'), Perišić, Ćorluka, Rakitić (Schildenfeld 90+4'), Modrić (Kovaçiç 62'), Srna, Brozović, Mandžukić, Badelj, Vida. Trajner: Ante Čačić
Skema: 4-2-3-1
Gjyqtarë: Mark Clattenburg, Simon Beck, Jake Collin (Angli)
Kartonë të verdhë: Sivok 72' / Badelj 14', Brozoviç 74', Vida 90'
Stadiumi: “Geoffroy Guichard”, Saint-Etienne
[caption id="attachment_5475" align="alignleft" width="300"] Modriç - Roziçki, dyluftimi i "dhjetave"[/caption]
Pjesa e parë – Duket qartë se favoritë që në minutat e para janë ballkanasit. Me anë të Rakitiç dhe Perisiç kërkojnë që të gjejnë kuadratin, por Peter Çek është në lartësinë e duhur dhe bën mbrojtje të mirë të kuadratit në 10 minutat e para të lojës. Rast flagrant për Perisiç në minutën e 20, megjithatë portieri Çeh pret në kohë, duke vënë në punë dhe eksperiencën e tij përballë yjeve të kroacisë. Por, “muri” i çekëve zgjat deri në minutën e 37, pasi Badlej dhe Perisiç ‘lidhen’ mirë në mesufshë dhe në fund sulmuesi i Interit arrin të gjejë rrjetën. Rast tjetër shënohet për Modriç në fund të 45-minutëshit, por pa gjetur golin.
Pjesa e dytë – Kroacia ushtron presion që nga sekonda e parë, ndërsa krijon raste të njëpasnjëshme shënimi. Rakitiç gjen golin në minutën e 59’, ndërsa çekët nuk i humbasin shpresat. Kërkojnë me patjetër golin e rihapjes së ndeshjes dhe kështu ndodh. I sapofuturi në lojë, Skoda arrin të gjejë golin, ku shënon me kokë, kjo edhe për faj të portierit i cili duket qartë se mund të bënte më shumë. Por, goli iu jep zemër çekëve, që kërkojnë të barazojnë patjetër. Në fund ndodh ajo që nuk pritej nga kroatët, Vida në një dyluftim në ajër prek topin me dorë dhe ka 11-metërsh për gjyqtarin. Ekzekuton një tjetër i sapofutur në lojë, Necid dhe barazon shifrat në 2-2. Pas kësaj Çekia ka rast tjetër për të shënuar në fund, por vendosja jo e mirë në goditjen e këndores nuk bën që ata të finalizojnë.