
Shqipëria do të udhëtojë ditën e sotme për në Pragë, pasi ditën e nesërme do të duelojë me Çekinë në “Fortuna Arena” duke nisur që nga ora 20:45. Një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.
Kuqezinjtë do të tentojnë të largohen me pikë nga kjo përballje, me Sylvinhon që kërkon të marri maksimumin nga djemtë e tij. Çekët udhëheqin grupin me 7 pikë, ndërsa kombëtarja jonë ka 1 pikë më pak dhe dueli mes tyre do të vendosë edhe për “kokën” e grupit.
Por gjithsesi bastet favorizojnë Çekinë për fitore ndaj kombëtares shqiptare. Triumfi i çekëve kuotohet me 1.60, ndërsa i kuqezinjve me 7.50 dhe barazimi vlerësohet me 4.05. Kompanitë e basteve nxjerrin dukshëm favoritë vendasit, por gjithçka do t’i mbetet fushës së lojës dhe ne shpresojmë që Sylvinho me djemtë kuqezi të kthehet në Tiranë me një rezultat pozitiv.