UEFA zyrtarizoi gjyqtarin e ndeshjes së të dielës, ku Shqipëria do të përballet me Rumaninë, në sfidën e fundit të Grupit A. Fatet e ndeshjes do të vendosen nga arbitri çek Pavel Kralovec. Pavarësisht se ka 7 vjetë që është pjesë e arbitrave elitarë në Europë duke drejtuar ndeshje në Champions Leauge dhe Europa Leauge, turneu në Francë është pjesëmarrja e dytë në një evenimet madhor pas Euro 2012. Në atë Europian ai ishte vetëm në rolin e gjyqtarit të katërt.
Sfida ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë, do të jetë e dyta për arbitrin çek në Euro 2016, pasi të enjten ai drejtoi ndeshjes, ku Irlanda e Veriut fitoi në mënyrë surprizë me Ukrainën.Kjo është hera e parë që Královec do të drejtojë një ndeshje ku në fushë është Shqipëria apo një skuadër nga vendi ynë dhe të gjithë shpresojnë që ai të jetë fatsjellës.