Bylis ka sqaruar me anë të një postimi në faqen e tyre në Facebook situatën e dy futbollistëve, Renato Hyshmeri dhe Orgest Gava.
Futbollistët kanë dalë në stërvitje me Elbasanin dhe qarkulluan fjalë se ata u larguan nga Bylis për të qënë pjesë e Elbasanit, por klubi ballshiot mohoi çdo gjë.
Bylis e pranon që futbollistët janë në stërvitje me Elbasanin, por kjo nuk do të thotë që do të firmosin për verdheblutë. Sipas ballshiotëve, lojtarët janë nën kontratë me Bylisin, ndaj Elbasani duhet të paguajë në rast se e do në ekip këtë dyshe. Ditën e hënë Hyshmeri dhe Gava pritet të dalin në stërvitje me Bylisin.