Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

BYLIS përforcohet para Vllaznisë, zyrtarizon dy sulmues të huaj

Shkruar nga NEWSPORT
BYLIS përforcohet para Vllaznisë, zyrtarizon dy sulmues të huaj
Skuadra e Bylisit ditën e sotme ka zyrtarizuar afrimin e dy sulmuesve, të cilët do të forcojnë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ballshiotët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se Jo Santos është përforcimi më i ri i skuadrës. Ndërsa emri i lojtarit të dytë akoma nuk është bërë i ditur, teksa të dy lojtarët do të bashkohen sëshpejti me pjesën tjetër të ekipit. “Bylisi ben dy supergoditje ne sulm ne limite! Braziliani Jo Santos eshte sulmues i majte, me "CV" te pasur dhe eksperience ne disa shtete. Po ashtu, nje tjeter sulmues me "CV" te pasur eshte regjistruar ne sistem si perforcim nga klubi yne. Te dy lojtaret pritet qe se shpejti te bashkohen me skuadren tone”, ka shkruar Bylis.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK BYLIS (@bylisal)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga