Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Bylis për këtë kategori është si Real Madridi”, presidenti Kapllanaj: Vetëm për fitore ndaj Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
“Bylis për këtë kategori është si Real

Bylis do të duelojë me Elbasanin në Kategorinë e Parë, sfidë që do të startojë në orën 13:30. Një duel me aromë Superiore, pasi vihen përballë njëra –tjetrës dy ekipet kryesuese.

Para kësaj supersfide ka folur Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllani, i cili ka theksuar se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe se deri në fund ka ende rrugë.

“Shpresoj që të bëjmë një ndeshje të bukur dhe të prodhojmë spektakël. Shpresojmë të fitojmë.

Superiorja? Edhe sot e them që gara është ende e hapur, kemi dhe një fazë për të luajtur. Janë edhe 12 ndeshje në fazën e 3-të. Matematika është ende në lojë.

Forma e skuadrës? Unë ekipit i them se Bylisi në Kategorinë e Parë është si Real Madrid. Luajmë vetëm për të fituar dhe në çdo ndeshje shkojmë për këtë motiv. Kanë ardhur edhe tifozë nga Elbasani dhe shpresojmë që të fitojmë.

Sekreti? Ballshi është në qytet i vogël dhe mundësitë për t’u përballur me Superligën janë të vogla. Të përballemi me Partizanin, Tiranën dhe Vllazninë është shumë e vështirë, por kur luajmë në Kategorinë e Parë mundësitë për të fituar janë më të mëdha dhe e përballojmë më lehtë.

Bylis dhe Elbasani kanë diçka më shumë se kundërshtarët? Po duhet të pranojmë se kanë bërë më mirë se ekipet e tjera. Kjo nuk do të thotë se kemi bërë mirë tani dhe mund të bëjmë mirë edhe në fazën e tretë. Faza e 3-të mbetet për t’u parë, pasi edhe Flamurtari është po aty bashkë me Vorën dhe do të luftojmë të 4 ekipet sëbashku".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga