
Alban Bushi së bashku me FSHF-në po punojnë për afrime të reja në Kombëtaren shpresa. Së fundmi, sikurse shkruhet në portalin "infosport.mk", mësohet se kuqezinjve pritet t'iu bashkohet një sulmues nga Maqedonia me origjinë shqipare.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Erdon Daci që shumë shpejt pritet të nisë proçedurat për t'u pajisur me pasaportë shqiptare.
Daçi është aktivizuat me të rinjtë e Konyaspor së fundmi, skuadër me të cilën ka luajtur 20 takime dhe ka mundur të shënojë jo pak por 10 gola.
20-vjeçari momentalisht aktivizohet me skuadrën e Eskishehirsporit, ekip që është pjesë e SuperLigës në Turqi.
Poll