Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Burreli nuk i ndahet Vllaznisë, matjanët sigurojnë shërbimet e një tjetër talenti shkodran

Shkruar nga NEWSPORT

Burreli vazhdon të jetë aktiv në këtë merkato, në mënyrë që të përforcojnë organikën e tyre me elementë cilësorë. Objektivi i matjanëve në këtë sezon është mbijetesa në Kategorinë e Parë dhe për të bërë të mundur diçka të tillë, drejtuesit kanë hedhur sytë nga Superiorja.

Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se drejtuesit e Burrelit kanë arritur marrëveshjen me Vllazninë për qendërmbrojtësin e talentuar të shkodranëve. Bëhet fjalë për Xhuljan Kapllanaj, i cili mund të përshtatet shumë mirë edhe si mbrojtës i majtë.

19-vjeçari është një titullar fiks me Vllazninë U-21, ndërsa disa herë është grumbulluar edhe nga skuadra e parë e shkodranëve. Për Kapllanajn ka pasur oferta edhe nga ekipe të Superiores, por shkodranët nuk do ta lëshojnë talentin e tyre dhe në këtë mënyrë preferojnë ta japin në huazim deri në fund të sezonit te Burreli, skuadër ku pak ditë më parë është huazuar edhe Elidon Dulaj.

[caption id="attachment_719594" align="alignnone" width="860"]Xhuljan Kapllanaj Xhuljan Kapllanaj[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga