Portieri i Kombëtares italiane prej vitesh Buffon është shprehur mbi eksperiencën që trajneri i tij në ekipin përfaqësues do të ketë në Angli me klubin e Chelsea. Pas mbylljes së Kampionatit Europian me Italinë Conte do të nisë një aventurë të re në Premier Leauge.
‘’ Conte është një trajner i madh dhe jam i bindur që do të shkëlqejë te Chelsea. Skuadra që Conte drejton është e fortë në mbrojtje dhe punon në mënyrë konstante ditë pas dite. Ai ka ide shumë të thjeshta ‘’, është shprehur portieri për profilin e Contes si trajner.
Conte ka dy vite që është në drejtimin e Kombëtares Italiane pas disa sezoneve që kaloi në krye të klubit të Juventusit.
Poll