Pas fitores me shifrat 1-6 në Bergamo, Bayern Munich zbret përsëri në fushë mbrëmjen e sotme ndaj Atalantës. Këta të fundit kanë pothuajse 0 shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Kjo e fundit, edhe për shkak të deklaratës së bërë nga trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany në prag të sfidës. Tekniku belg është shprehur se Bayerni është shumë i motivuar për të fituar edhe sonte, pavarësisht fitores së thellë.
"Roli im në një situatë si kjo është kryesisht të menaxhoj grupin sa më mirë të jetë e mundur. Do të ketë ende shtatëdhjetë e pesë mijë tifozë që duan të na shohin të fitojmë: në fushë, do të duhet të jemi agresivë dhe plotësisht të përkushtuar; nuk mund ta përballojmë të kundërtën. Dhe përveç kësaj, ne jemi Bayern Munich, kemi luftuar shumë për të arritur në këtë pikë: nuk luajmë miqësore, gjithmonë ka tension në ndeshjet tona", tha Kompany.
