Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Balaj "egjeli" i Dinamos, Vllaznia mbështetet te goleadori për rikthimin te fitorja

Shkruar nga NEWSPORT
Balaj "egjeli" i Dinamos, Vllaznia mbështetet te goleadori
Bekim Balaj - Edi Martini

Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” Dinamon të shtunën për javën e 29-të të Abissnet Superiore. Të besuarit e trajnerit Edi Martini kërkojnë me çdo kusht rikthimin tek ecuria pozitive pas ndalesës së fundit në Rrogozinë përballë Egnatias.

Të pozicionuar me pikë të barabarta me Elbasanin që pret gjithashtu Egnatian e vendit të tretë, shkodranët nuk mund t’i tolerojnë më pikët e lëna në këtë fazë të mbetur të kampionatit, pasi të tjera ndalesa do të thotë një rrëshkitje përfundimtare e trofeut nga duart.

Për këtë duel të rëndësishëm, kryesuesit mund t’i besojnë edhe Bekim Balajt. Sulmuesi mund të quhet pa frikë “egjeli” i kryeqytetasve, pasi përballë “Nëndetëses”, 35-vjeçari ia ka dalë të shënojë në tri sfidat e fundit ndaj këtij kundërshtari, duke u kthyer kështu dhe në një kërcënim serioz për trajnerin Ilir Daja.

Goli i parë në këtë sezon për Balajn ndaj Dinamos erdhi në fazën e parë kur Vllaznia u mposht 3-1, ndërsa në dy duelet e tjera të fazës së dytë dhe të tretë, shkodrani rezultoi deçiziv me golat e tij duke i dhënë plot gjashtë pikë të çmuara në klasifikim.

Kjo pritet të jetë ndeshja e katërt e sulmuesit përballë Dinamos dhe ndoshta “bekimi” i shkodranëve mund të vijë pikërisht prej tij, për t’i dhënë një tjetër goditje kampionatit në garën e ethshme për titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu