
Ditën e sotme në mediat italiane u raportua se Armando Broja iështë një nga lojtarët që Interi do të tentonte në merkaton e janarit për të përforcuar repartin e sulmit. Ky lajm sigurisht u përhap shumë shpejt edhe në Shqipëri, por diçka e tillë nuk është e vërtetë.
Për “Supersport” drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, i cili iushte i ftuari special në kursin për drejtor sportiv të zhvilluar nga FSHF-ja foli edhe për “pistën” Broja. Zyrtari i zikaltërve theksoi se nInteri i ka sulmuesit dhe për momentin nuk duan asnjë sulmues, pavarësisht se Broja sipas tij është një futbollist me shumë cilësi. Ndër të tjera Ausilio i uron suksese sulmuesit kuqezi në ndeshjen e së enjtes kundër Çekisë.
“E njohim Brojën dhe i urojmë më të mirën me kombëtaren. Po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur, e kam parë që së fundmi është rikthyer dhe ka shënuar gol. Por, Inter i ka sulmuesit e tij dhe nuk jemi të interesuar. Jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi në organikë. I uroj Brojës më të mirën me kombëtaren, shpresoj të jetë i dobishëm për kombëtaren duke nisur nga e enjtja”, theksoi drejtori sportiv i Interit.