
Goli i Sadikut ka çuar në ekstazë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Njerëz, brohoritje, gëzim, lot, një ëndërr që po realizohet. Kjo është panorama e Shqiptarëve sonte. Fishekzjarre pafund për të ndezur qiellin, ashtu si heronjtë e Francës ndezën zemrat e Shqiptarëve sonte. Makina nëpër rrugë, me flamurë të kuqezinjvë, për t'i nderuar ashtu si na nderuan ata sonte. Një natë që do të mbahet mend gjatë, një natë që çdokush e mendonte duke shpresuar. Por kjo natë sonte u bë realitet. Është Armando Sadiku, janë ata, heronjtë e Francës, që menduan për këta tifoza të zjarrtë të përfaqësueses së tyre. Tre ndeshje të paharrueshme, që u kurorëzuan me një fitore të merituar! Një faqe e re historie u hap sonte, një faqe që shpresojmë të pasohet nga tjerat. Bravo Shqipe!