
Flamurtari ka humbur pjesë të rëndësishme të skuadrës për pjesën tjetër të sezonit. Teksa skuadra vazhdon me përgatitjet për duelin me Tomorin që do të luhet ditën e hënë, titullari i skuadrës është larguar përfundimisht nga Vlora.
Bëhet fjalë për Olsi Gocaj, i cili ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria për t’u shpërngulur në Amerikë. Një vendim ky për të vazhduar jetesën jashtë Shqipërie ka detyruar mbrojtësin shkodran të lërë në mes të “rrugës” Flamurtarin, i cili këtë sezon synon rikthimin në “Abissnet Superiore”, ndërsa aktualisht kryeson tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë me 22 pikë pas 10 javësh të luajtura.
Poll