
Ka reaguar fuqishëm deputeti i PS-së, Erjon Braçe, për të gjithë ata që janë skeptikë ndaj Italisë. Ja si u përgjigjet ai këtyre njerëzve: “Italia s’ka gjë? Idiotë, Italia ka zemër! As që e diskutoj; Itali më të varfër se kjo për nga cilësia, nuk besoj se do të ketë herë tjetër!
Por, Itali më të madhe se kjo prej zemrës nuk ka! Të nxjerrësh grup-ekip vetëm nga zemra është më shumë se 11 talente. Konte di të bëjë ekip, di të bëjë të vrapojnë pa pushim-metër për metër, por mbi të gjitha, ua merr zemrën e ua vë në fushë! Në anën tjetër, super mbrojtja e Juves; kanë luajtur mbi 60 ndeshje në kampionat, kupë e Champions dhe vrapojnë përsëri, duke mbrojtur zonën si kërkush dhe pa bërë asnjë gabim; Boncuci-mbrojtësi më i mirë në botë! Shihni golin, gjeni një të dytë dhe ua kam falur. Dua që Konte tani të rikuperojë 130%-shin e sotëm dhe të ndryshojë në vijim, për sulmin pa dyshim!! Natën e mirë e kujtoni "zemrën", është shumë!”