Ndeshja Poloni – Shqipëri do të luhet të enjten në orën 20:45, stadiumi “PGE Narodoëy” të Varshavës, faza “Play-Off” e Kupës së Botës. Nëse i referohemi stadiumit “PGE Narodowy”, kapaciteti është mbi 58.000 vende.
Impianti modern u hap në 29 janar të vitit 2012-të, teksa kombëtarja polake ka zhvilluara 29 ndeshje zyrtare në këtë “tempull”, e përkthyer me 17 fitore, 9 barazime dhe vetëm 3 humbje.
Ky bilanc nuk është lajm aspak i mirë për Ernest Muçin me shokë. Në këtë segment ndeshjesh, Polonia ka shënuar 58 gola dhe ka pësuar 26. Fitorja më e thellë në “PGE Narodowy” rezulton kundër San Marino-s, 5 – 0, ndërsa më e bujshmja karshi Gjermanisë, 2 – 0.
Pikërisht, Shqipëria është “përplasur” dy herë me Poloninë në stadiumin e mësipërm, dy humbje dhe 5 gola të pësuar, ndërsa e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm në 1 rast me Sokol Cikalleshin.
