Më pak se një muaj na ndan nga nisja e Botërorit 2026, që do të zhvillohet në tre shtete. Kupa e Botës do të zërë vend në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Ndërkohë, trajneri i kampionëve në fuqi, Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar listën me 55 futbollistë. Kjo është lista paraprake, megjithatë nuk mungojnë surprizat.
Sigurisht që nuk mungon kapiteni Leo Messi e as emra si Lautaro Mrtinez, Nico Paz, Lo Celso, Guiliano Simeone apo Gianluca Prestianni. Por, një tjetër mungesë ka bërë bujë në rrjet.
Paulo Dybala nuk figuron as në mesin e 55 emrave, kjo për shkak se është kthyer në fushë së fundmi pas një mungesë të gjatë për shkak dëmtimi dhe një operacioni në gju. Megjithatë, duke marrë parasysh që është një listë paraprake, mungesa e Dybalës ka nxitur reagime në rrjet.
Kujtojmë që Argjentina do të militojë në grupin J të Botërorit. Aty, kampionët në fuqi kanë kundërshtarë jo të lehtë, si Algjeria dhe Austria, ndërsa Jordania shihet si më e kalueshmja në letër.
View this post on Instagram
