Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Surprizohen Yamal me shokë, FIFA me nismë të fuqishme për Botërorin 2026

Shkruar nga NEWSPORT
Surprizohen Yamal me shokë, FIFA me nismë të fuqishme për
Trofeu i Kupës së Botës

Botërori po afron dhe “impenjimi” i futbollistëve në këtë turne pritet të jetë maksimal, sidomos për debutuesit e rinj të cilët do të provojnë për herë të parë ndjesitë e kompeticionit më madhështor të globit që starton më 10 qershor.

Pikërisht, për ta bërë “pritjen” e tyre sa më të mbarë, do të kujdeset vetë organi drejtues, i cili ka në plan të personalizojë veshjet me një simbol të veçantë që “identifikon” këtë moment të veçantë për lojtarët e rinj.

Surprizohen Yamal me shokë, FIFA me nismë të fuqishme për
Pamjet nga ©FootyHeadlines se si duken fanellat me këtë ndryshim

Pjesë e kësaj “surprize” do të jetë dhe sulmuesi i Spanjës, Lamine Yamal, i cili ka luajtur vetëm në Europianin e vitit 2024, ku u shpall dhe kampion.

Kjo iniciativë ka për qëllim promovimin e gjeneratës së ardhshme, për t’i bërë një reklamë akoma më të bukur këtij kompeticioni.

 

Poll

Lexo gjithashtu