Eder Militao është në dyshime serioze për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Mbrojtësi i Real Madridit pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit të luajtur në fushë, në fitoren e madrilenëve përballë Alaves në shtëpi, duke u larguar nga fusha e lojës që në pjesën e parë.
Shkalla e dëmtimit është vlerësuar nga stafi i mjekëve të klubit dhe mësohet se Militao e ka të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale për t'i bërë vend kohës së rikuperimit që do të zgjasë përtej Botërorit.
Kështu, mundësitë që braziliani të mos jetë pjesë e Kombëtares së Brazilit, në zgjedhjet e fundit të trajnerit Carlo Ancelotti sa vijnë dhe rriten.
Në rast se operacioni konfirmohet, kjo do të ishte një humbje e madhe për këtë skuadër, pasi Militao është pjesë kyçe e formacionit të trajnerit italian për finalet e turneut që do të nisin nga muaji qershor.
