Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Rebelohen” kombëtaret para Kupës së Botës, FIFA e detyruar të hedhë hapin vendimtar

Shkruar nga NEWSPORT
“Rebelohen” kombëtaret para Kupës së Botës, FIFA
Kupa e Botës

Kupa e Botës pritet të shoqërohet me kosto të konsiderueshme për skuadrat kombëtare që do të udhëtojnë drejt Amerikës për t’i zhvilluar ndeshjet e këtij turneu gjatë kësaj vere.

Niveli i shpenzimeve është parë si një sfidë që peshon shumë mbi ta, ndaj dhe FIFA ka vendosur që t’i ndihmojë në aspektin financiar, duke rritur stimujt tek shpërblimet e pjesëmarrjes që do të prekë po ashtu edhe fituesin.

Edhe pse ky organ drejtues njoftoi më herët se fondi i premtuar i shpërblimeve do të ishte 727 milionë dollarë, i cili do të ndahej në vlerën e 10.5 milionëve për secilën prej kombëtareve pjesëmarrëse, është vendosur “parimisht” që kjo shifër do të rishihet për ta çuar në një nivel më të lartë.

Fjala është dhënë në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s dhe ajo çfarë mbetet është thjesht komunikimi në rrugë zyrtare.

Poll

Lexo gjithashtu