Kupa e Botës 2026 do të nisë në më pak se një muaj, më 11 qershor. Ekipet pjesëmarrëse janë përcaktuar disa javë më parë, ndërsa “puzzle” i këtij kompeticioni është plotësuar me këngën që do të prezantohet kjo Kupë Bote.
Artistja me famë botërore, Shakira është ajo që ka njoftuar se do kënga e saj e re “Dai Dai”, do të jetë zyrtarja e Botërorit 2026. Pas “Waka Waka” në Botërorin e Afrikës në vitin 2010 dhe “La La La” në Botërorin e Brazilit 2014, duket se Shakira ka “rindezur” sërish botën e futbollit.
Kujtojmë që Kupa e Botës 2026 do të startojë më 11 qershor. Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila do të nisë në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Estadio Azteca” në Mexico City.
View this post on Instagram
