Botërori i këtij viti që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë do të jetë më i veçanti dhe kjo për një arsye krejtësisht të veçantë.
FIFA, organi kompetent që merret me organizimin e këtij turneu ka vendosur që të kompesojë klubet për çdo lojtar që do të aktivizohet me kombëtaren përkatëse. Një hap shumë i vlefshëm dhe që mund të marrë përkrahjen e shumicës, pasi bëhet fjalë për mijëra dollarë që do të kalojnë në llogaritë e këtyre klubeve.
Po ashtu, për ata futbolistë, kombëtaret e të cilëve do të eleminohen që në grupe, shpërblimi do të jetë më e pakta 250 mijë dollarë.
Duke marrë për bazë dhe numrin e skuadrave pjesëmarrëse, plot 48 të tilla, edhe kompensimi për lojtarët do të jetë shumë herë më i madh. Një iniciativë e zgjuar dhe që mund t’i fitojë “zemrën” klubeve respektive të cilat janë ankuar shpesh herë për kalendar të ngjeshur dhe pakënaqësi për dëmtime që kanë ardhur pikërisht nga ndeshjet me kombëtaret.
