Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Një finale “hipotetike” për Kupën e Botës, Neymar rrëfen ëndrrën e tij më të madhe: Do ishte fantastike!

Shkruar nga NEWSPORT
Një finale “hipotetike” për Kupën e Botës,
Neymar

Kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga nisja e Kupës së Botës që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, në mendjen e futbolldashësve të cilët e presnin me padurim ngjarjen më të madhe të globit, ekziston dhe teoria e parashikimeve për finalistët e mundshëm.

Njëjtë ka vepruar dhe sulmuesi i Santos dhe Brazilit, Neymar, i cili gjatë një vizite të bërë në Argjentinë ditën e djeshme, teksa u prit me shumë gëzim nga fansat e pranishëm, i është përgjigjur shkurtimisht pyetjeve që lidheshin me një pjesëmarrje të tijën në këtë turne dhe se kë ai do të dëshironte si finalistë në muajin korrik.

Një finale “hipotetike” për Kupën e Botës,
Leo Messi dhe Neymar/ Argjentinë - Brazil

“Sigurisht, dua shumë të jem atje. Është një ëndërr që çdo braziliani. Po ashtu, do të doja shumë që të isha pjesë e finales së Kupës së Botës. E imagjinoni dot? Brazil-Argjentinë. Do të ishte diçka fantasike, e magjishme”, është shprehur Neymar.

Si duket lidhjet e afërta që i mban me ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona dhe Paris, Leo Messin, janë ende të forta dhe basti i tij u reflekua qartë, që në finalen ai të ndeshej me “Pleshtin” për trofeun më të çmuar të botës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu