Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

SKENARI i “Play-Off”, Shqipëria “kryqëzon gishtat” për humbjen e Kombëtares ku luajnë shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
SKENARI i “Play-Off”, Shqipëria “kryqëzon
Shqipëria

Shqipëria pas fitores me Serbinë është shumë afër “Play-Off” në kualifikueset e grupit K. Shanset e kuqezinjve janë përmirësuar ndjeshëm pas këtij triumfi.

Pavarësisht se duhen ende ndeshje drejt fundit të eliminatoreve, sërish llogaritë te ekipi i udhëhequr nga Sylvinho kanë nisur për të parë se cila është tashmë rruga më e lehtë për të siguruar biletën për në “Play-Off”.

Në bazë të skenarit të “Pla-Off”, Shqipëria do të duhet të bëjë tifo për Belgjikën që të përfundojë e para në grupin J. Në këtë grup aktualisht udhëheq Maqedonia e Veriut dhe kuqezinjtë do të “kryqëzojnë gishtat” mbrëmjen e sotme që Kombëtarja ku luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë, si Enis Bardhi, Visar Musliu apo Isnik Alimi të humbasë.

Maqedonia e Veriut aktualisht udhëheq me 12 pikë, 1 më shumë se Belgjika, me belgët që kanë 1 ndeshje më pak të zhvilluar. Humbja e Maqedonisë dhe renditja e tyre në vendin e dytë në grupin J do të favorizonte kuqezinjtë.

Siç dihet Shqipëria bën pjesë në vazon e 3-të dhe ndodhet e para sipas renditjes së FIFA-s dhe renditja e Maqedonisë në vendin e dytë do t’i jepte shanset kuqezinjve tanë të kalojnë në vazon e dytë të “play-off”.

Ekipet e renditura në vazon e dytë, ndeshjet e “play-off” do t’i luajnë në shtëpinë e tyre në muajin mars. Dhe padiskutim që zhvillimi i një sfide të tillë në shtëpinë tonë do të ishte një avantazh i madh për “djemtë” e Sylvinhos.

Ndarja e mundshme e ekipeve në vazo:

VAZO 1: Belgjikë, Itali, Turqi, Ukrainë
VAZO 2: Poloni, Çeki, Hungari, Skoci

VAZO 3: Shqipëri, Irlandë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Uells, Rumani, Suedi, Moldavi

Poll

Lexo gjithashtu