Më 11 qershor do të jetë dhe nisja zyrtare e Kupës së Botës 2026, në përballjen mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e përcaktuar për t'u zhvilluar në stadiumin "Estadio Banorte", prej orës 21:00.
Pak ditë para këtij turneu, mediumi "Sky Sports" ka publikuar një listë interesante që lidhet me gjatësinë e futbollistëve që do të paraqiten në fushën e lojës, duke bërë një renditje konkrete të tyren.
Portieri i Austrisë, Florian Wiegele është ai që i prin listës sa i përket metrave në fushë, 2.05 gjatësia fikse. Një rekord i ri ky i regjistruar në historinë e kampionateve Botërore. Pas tij vijnë mbrojtësi i Anglisë Dan Burn dhe portieri i Kolumbisë, Alvaro Montero, të dy me të njëjtën gjatësi, 2.01 metra.
Në krahun tjetër, epitetin e lojtarit “xhuxh” të Botërorit e mban sulmuesi i Panamasë, Cesar Yanis me 1.60 metra, ndërsa pas tij vjen ai i Curacaos, Jeremy Antonisse me 1.64 metra.
