Wesley Franca nuk do të jetë pjesë e Botërorit me Brazilin. Mbrojtësi ka humbur shansin për të qenë në këtë turne prestigjioz, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e fundit përballë Egjiptit.
Fillimisht, u mendua si një shqetësim që do të kapërcehej, por nga stafi mjekësor kanë dhënë lajmin e keq për futbollistin. Për këtë arsye, trajneri Carlo Ancelotti është detyruar ta heqë nga lista përfundimtare e përzgjedhjes, teksa vendin e tij do ta marrë Ederson.
Sakaq, pjesa tjetër e grupit është në gjendje optimale dhe janë stërvitur rregullisht. E vetmja dilemë mbetet ajo e Neymar, i cili po përpiqet për t'u rikuperuar në kohë rekord për ndeshjen e parë që "Seleçao" do të luajë përballë Marokut.
Në të kundërt, nëse nuk ia del, mbetet vetëm dy sfidat e radhës ndaj Haitit dhe Skocisë.
