Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ Talenti i Bayern Munich braktis përfundimisht Gjermaninë, Nagelsmann “injoron” mesfushorin 40 milionësh dhe zgjedh lojtarin “anonim”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Talenti i Bayern Munich braktis përfundimisht Gjermaninë,
Bischof, Karl dhe Musiala

Federata Gjermane e Futbollit, përmes postimit në rrjetet sociale, ka konfirmuar se mesfushori i Bayern Munich, Lennart Karl ka pësuar çarje të muskulit gjatë stërvitjes me “Pancerat” në prag të nisjes së Botërorit, duke lënë përfundimisht ekipin.

Në një situatë të tillë, trajneri Julian Nagelsmann nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur zëvendësuesin, fjala është për Assan Ouedraogo.

Talenti 19-vjeçar luan me Leipzig në Bundesligën gjermane, emër jo shumë popullor, e mbylli sezonin pa “bujë”. Habia më e madhe e tifozëve përkon me “harresën” ndaj mesfushorit të Bayern Munich, Tom Bischof.

Edhe pse konkurrenca te bavarezët është e madhe, Bischof e mbylli edicionin 2025-2026 me 38 prezenca, vlera e të cilit arrin deri në 40 milionë euro sipas “Transfermarkt”.         

Poll

Lexo gjithashtu