Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Protestat trazojnë Mexico City, rrezik për kaos edhe në prag të Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Protestat trazojnë Mexico City, rrezik për kaos edhe në prag
Protestat në Mexico City

Vetëm një javë para nisjes së Kupës së Botës 2026, Mexico City po përballet me protesta masive që kanë paralizuar pjesë të mëdha të kryeqytetit.

Mësues, gjyqtarë në pension dhe grupe të tjera sindikale kanë bllokuar rrugë kryesore, duke shkaktuar vonesa dhe vështirësi në qarkullim.

Më 11 qershor në këtë qytet do të luhet ndeshja hapëse e Botërorit mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Sindikatat kanë paralajmëruar se protestat mund të vazhdojnë dhe madje të intensifikohen nëse qeveria e presidentes Claudia Sheinbaum nuk plotëson kërkesat e tyre.

Në qendër të pakënaqësive është sindikata e mësuesve CNTE, e cila kërkon shfuqizimin e reformës së pensioneve të vitit 2007 dhe rritje pagash. Protestuesit nuk përjashtojnë veprime të reja edhe në ditën e inaugurimit të turneut.

Poll

Lexo gjithashtu