Cristiano Ronaldo është më i vendosur se kurrë për të thyer rekorde dhe këtë e vërteton edhe vetë fakti që sulmuesi do të paraqitet me Portugalinë për Botërorin e 6-të të karrierës.
Bëhet fjalë për një statistikë që kurrë nuk është shkruar në historinë e këtij turneu. Nëse Ronaldo do të shënojë, qoftë në ndeshjen debutuese të Portugalisë përballë Kongos, ai do të bëhet lojtari i parë në histori që shënon në gjashtë Botërore rresht.
Sigurisht, duke patur parasysh edhe nivelin e kundërshtarit, kjo do të ishte një “lojë fëmijësh” që ai ta bënte të tijin këtë rekord. Luzitanët do ta luajnë ndeshjen hapëse më 17 qershor.
???? If Cristiano Ronaldo scores at the 2026 World Cup, he will become the First and ONLY Player to score in SIX World Cup Tournaments. ???? pic.twitter.com/VsxmXrLvjK
— Fabrizio Ronaldo (@FabrizioR0naldo) June 4, 2026
