Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Marrin fund “makthet” për Argjentinën para Botërorit, trajneri Scaloni jep lajmin e madh për Leo Messin

Shkruar nga NEWSPORT
Marrin fund “makthet” për Argjentinën para Botërorit,
Lionel Scaloni dhe Leo Messi

Leo Messi ka rikuperuar në kohë për të qenë në dispozicion për ndeshjen që Argjentina do të luajë përballë Algjerisë më 17 qershor, ndeshja hapëse për “Albicelestet” në Kupën e Botës.

Njoftimin e ka dhënë vetë trajneri i skuadrës, Lionel Scaloni, i cili ka konfirmuar prezentën e yllit të sulmit, madje duke filluar dhe në minutat që mund të marrë në miqësoret e planifikuara.

“Dëmtimi i përket së shkuarës. Leo po punon shumë mirë në stërvittje dhe mund të marrë minuta, madje dhe në miqësore”, deklaroi Scaloni.

Kujtojmë se Messi ngjalli jo pak “ankth” te kampionët në fuqi të Botës, kjo për shkak se 38-vjeçari pësoi një lëndim me Inter Miamin në përballjen me Philadelphia Union. Megjithatë, tifozët mund të ndihen të qetë pasi “udhëheqësi” i tyre është gati për t’i udhëhequr drejt misionit për të përsëritur historinë e shkruar 4 vite më parë.

 

Poll

Lexo gjithashtu